Histriku i Skenderajt
Me sipërfaqe prej 378 km², e shtrirë në qendër të Drenicës, Komuna e Skenderajt kufizohet në veri me Komunën e Mitrovicës dhe Zubin Potokun, në lindje me Vushtrrinë, në juglindje me Drenasin, në jug me Malishevën, në jugperëndim me Klinën, ndërsa në perëndim me Burimin. Përveç qytetit të Skenderajt, kjo komunë përbëhet edhe prej 52 lokaliteteve rurale. Në komunën e Skenderajt jetojnë 51, 317 banorë. Në bazë të burimeve arkivore, është një territor i cili daton që nga kohërat e lashta ilire dhe ka një histori të lashtë, duke u veçuar sidomos Runiku si lokalitet i neolitit të hershëm dhe të ri, Syrigana - kështjellë antike dhe mesjetare dhe Tushilla - monument mesjetar – qytet.Popullata e kësaj ane, kaloi shumë luftëra e beteja dhe pati trima e heronjë me nam, që lënë gjurmë në histori, siç janë Hasan Prishtina, Ahmet Delia, Azem e Shotë Galiza, Tahir Meha etj., si dhe nga lufta e fundit për çlirim Adem e Hamëz Jashari etj. Si shenjë e kësaj historie të lavdishme dhe luftës së fundit, tani ndriçon Kompleksi Përkujtimor “Adem Jashari’.
Rezistenca e fundit kombëtare ndaj pushtetit serb filloi në këtë rajon. Prekazi është vendi që simbolizon rezistencën heroike dhe luftën për liri, duke u bërë, vendi më i vizituar historik, si dëshmi e kësaj rezistence.

Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj
Mund të thuhet se Skenderaj ka një jetë të pasur kulturore dhe artistike pasiqë gjatë gjith vitit ka shfaqje të ndryshme teatrale, kinematografike, sportive, muzikore etj.Në kuadër të kulturës në Skenderaj, jo rrallë organizohen ekspozitat e artit bashkëkohor në shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” si dhe shfaqje tetrale, orë letrare etj. Aktualisht në komunën e Skenderajt funksionojnë: Ansambli i Qytetit i Këngëve dhe Valleve, Teatri i Qytetit, Klubi Letrar, Shoqata e Artistëve Figurativë dhe Aplikativë, Shoqata e Muzikantëve, Kori i Qytetit, Teatri për Fëmijë dhe të Rinj dhe Klubi Letrar. Komuna e Skenderajt ka dhuruar emra të shquar të artistëve kontributi dhe arritjet e të cilëve nuk kanë munguar në fusha të ndryshme, ndër t’a përmendim: Ylber Asllanaj, Leonora Jakupi, Xhevdet Gashi, Elmaze Nura, Ilir Shaqiri, Korab Shaqiri, etj.