KULTURA
Ky sektor kryesisht është orientuar në ngritjen e aktiviteteve kulturore, puna me teatrin e qytetit dhe SHKA ”Drenica”. Përmes tyre jemi përfaqsuar denjësisht në shumë aktivitete kulturore në nivel vendi si dhe kemi mbuluar pothuajse pjeset kryesore të aktiviteteve kulturore që janë organizuar në komunen e Skenderaj-it siq janë:
Ky sektor kryesisht është orientuar në ngritjen e aktiviteteve kulturore, puna me teatrin e qytetit dhe SHKA ”Drenica”. Përmes tyre jemi përfaqsuar denjësisht në shumë aktivitete kulturore në nivel vendi si dhe kemi mbuluar pothuajse pjeset kryesore të aktiviteteve kulturore që janë organizuar në komunen e Skenderaj-it siq janë:
17 Shkurti, Dita e Pavarësisë në Skenderaj -çdo vit kremtohet me një sërë aktivitetesh përkujtimore, kulturo-argëtuese e sportive. Delegacione të shumta nga Institucionet Qendrore dhe ato Lokale me rastin ë festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës përkujtojnë luftëtarët e lirisë, me homazhe te busti i Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në sheshin kryesor të qytetit të Skenderajt duke vazhduar për në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me ç’rast vënë kurora te varri i Adem Jasharit, familja e tij dhe të rënëve tjerë të lagjes Jashari, pastaj vizitat vazhdojnë tek Kulla e Jasharajve, për të vazhduar pastaj me homazhet në Memorialin e ngritur në fashtin Morinë, Likoshan, Qirez, Kompleksin e varrezave” Dëshmorët e Qyqavicës” dhe vendbanime të tjera. Në këtë shënim marrin pjesë personalitete të shquara të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, FSK-së, Policisë së
Kosovës, Shoqatave të dala nga lufta dhe institucioneve të tjera të shumta të komunës së Skenderajt si dhe mijëra qytetarë.
Kosovës, Shoqatave të dala nga lufta dhe institucioneve të tjera të shumta të komunës së Skenderajt si dhe mijëra qytetarë.
Epopeja e UÇK-së- Shumica e aktiviteteve bëhen në bashkorganizim të Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Skenderajt për ngjarjen më madhështore siç është Epopeja e UÇK-së ku më 5, 6 dhe 7 Mars, organizohet manifestimi gjithëpopullor, në nderim të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari, gjithë dëshmorëve të kombit dhe të gjithë të rënëve për liri. Manifestimi qendror çdo vit mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, pastaj bëhen homazhe. Nuk mungojnë edhe Akademitë Përkujtimore për këtë rast, ndërsa manifestimi përfundon më 7 mars në Prekaz, kur mbahet “Nata e Zjarreve” me ndezjen e flakadanëve në Prekaz e përcjellur me Program të pasur kulturo - artistik në sheshin “ Adem Jashari” në Skenderaj.
18 Qershori - Dita e Çlirimit të Skenderajt: Përveç me manifestime të shumta kulturore e sportive, Dita e Çlirimit të Skenderajt shënohet edhe me vizita tek komplekset e varrezave të dëshmorëve. Për familjet e dëshmorëve çdo here organizohen pritje nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe stafi i tij të cilët në emër të të gjithë qytetarëve iu urojnë atyre këtë festë duke theksuar se liria ka ardhur falë sakrificës dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve.
Zakonisht gjatë ditës për qytetarët në sheshin “Adem Jashari” organizohen dhe shfaqen programe artistike ku performojnë artist të njohur të estradës së Kosovës.
Zakonisht gjatë ditës për qytetarët në sheshin “Adem Jashari” organizohen dhe shfaqen programe artistike ku performojnë artist të njohur të estradës së Kosovës.
28 Nëntori - datë e cila shënon ngjarje të trefishtë: ditën e Flamurit, daljen e Parë Publike të UÇK-së, ditëlindjen e adem jasharit; Skenderajn e gjenë të mbështjellur me flamuj kombëtarë e shtetëror. Me këtë rast organizohen aktivitete të shumta kuturore e sportive, të cilave u paraprijnë, fillimisht homazhet në Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, Morinë e gjetiu. Kremten e bën edhe më madhështore pjesëmarrja e grupeve të shumta folklorike nga mbarë trevat shqiptare, të cilat marrin pjesë në Festivalin e Rapsodisë Shqiptare që mbahet tri netë rresht, që nga 26 Nëntori. Pika artistike organizohen në Sheshin “Adem Jashari” në praninë e një numri të madh qytetarësh.
Të dhënat mbi trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Komunën e Skenderajt
I. Objektet - vendbaimet e lashta:
- Vendbanimi i lashtë në Tushilë i quajtur me emrin Gjytet dhe i lashtë 3000- 6000 vite para erës së re;
- Vnedbanimi i lashtë në Syriganë, i lashtë prej 6000 vite para erës sonë ku i njejti pothuajse është mbuluar me banim të ri;
- Vendbanimi i lashtë në Runik i cili është mbuluar me banim të ri (në këtë lokacion është gjetur OKARINA)
II. Trashëgimitë dhe numri i objekteve me trashëgimi kulturo-historike
- Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz
- Kompleksi memorial i UÇK-së në Marinë
- Varrezat e dëshmorëve në Polac
- Ish objekti i Shtabit të UÇK-së në Likoc
- Kulla e Ahmet Delisë - Prekaz i epërm Kulla e Tahir Mehës - Prekaz i Epërm
- Kulla e Ilaz Kodrës
- Kula në Izbicë - lagjja Xhemaili e cila ka shërbyer për pjekjen e bukës për pjestarët e UÇK-së, kulla është e vjetër mbi 100 vjet
- Në Açarevë ekziston një kullë e vjetër mbi 150 vjet
III. Mullinjtë me ujë
- Mulliri në Tushilë,
- Mulliri në Kopiliq të ulët
- Mulliri në Qubrel- lagjeja Suhagerlla
- Mulliri në Qubrel – lagjeja Buliqi
- Mulliri në Kuqicë
IV. Aktualisht në komunën e Skenderajt funksionojnë: Ansambli i Qytetit i Këngëve dhe Valleve, Teatri i Qytetit, Klubi Letrar, Shoqata e Artistëve Figurativ
dhe Aplikativ, Shoqata e Muzikantëve, Kori i Qytetit, Teatri për Fëmijë dhe të Rinj, Klubi Letrar, Qendra rinore, Klubi i artistëve etj.
V. Zonat atraktive për turizëm
- Radishëve
- Bjeshkët e Qyqavicës
- Kuqicë