Muzeu
Muzeu komunal i Skenderajt është njeri ndër lëmit e begatis kulturore që raporton në kuader të Drjetoris për Kulturë, Rini dhe Sport të Skenderajt. Në këtë muze gjinden me se 400 eksponate prej të cilave shumica janë nga lamia e etnologjisë që pasqyrojn një begati të lashtesisë se veshjeve karakteristike të Drenicës si të veshjeve kombetare të grave ashtu edhe të burrave. Në muze janë të vendosura edhe disa vegla të amvisnis nga qeramika dhe të odave të Drenicës.
Gjatë vitit 2011 në Muzeun Komunal janë kryer të gjitha aktivitetet e parapara në planin vjetor të punës.
Muzeu etnografik dhe arkeologjik është me eksponate të shumta. Përkushtimi i stafit ka qenë në mirëmbajtjen e tyre si dhe në prezentimin e tyre para shumë qytetarëve të interesuar.
Interesimi për ta vizituar muzeun komunal gjatë këtij viti ka qenë më i madh nga nxënësit e shkollave fillore si dhe nga bashkatdhetarët tanë qe jetojnë dhe veprojnë në diasporë.Po ashtu vizitë muzeut i kanë bërë edhe përfaqësues të misioneve nderkombëtare në Kosovë (OSBE,KFOR etj). Numri i vizitorve gjatë ketij viti sillet rreth 2600. Ku disa prej tyre kanë shënuar mbresat në librin e përshtypjeve që ndodhet në Muze. Muzeun Komunal në Skenderaj, gjatë vitit 2011 e kanë vizituar edhe ekspert të arkeologjisë dhe etnografisë të cilët kanë shprehur gatishmeri që të ndihmojnë në përcaktimin e vjetërsis së eksponateve, si dhe konservimin e tyre me matrial të duhur.
Gjatë vitit 2011, një qytetar nga Klina e Mesme (z.Feriz Rexhepi) ka dhuruar muzeut Komunal disa eksponate: pjesë të armeve të punuara me dorë, helmetë nga lufta e dytë botërore si dhe enë të vjetra të punuara nga qeramika.
Numri i përgjithshëm i eksponateve arrinë në 530. Gjithashtu gjatë ketij viti është bërë edhe sa I përketë trashigimis statike, në restaurimin e Kullave dhe mullinjëve të vjetër. Në prioritet janë edhe disa vendbanime të lashta që paraqesin vlera të trashigimisë kulturore në komunen e Skenderajt.

Okarina ”Instrument Muzikor”
Në bazë të të dhënave arkeologjike Drenica ka qenë e banuar që nga epoka e neolitit
(rreth 8000 vjet përpara) me vazhdimësi jete edhe në epokat e mëvonshme. Prej
lokaliteteve më të hershme dhe më interesante është jo vetëm për vendin tonë, por
edhe më gjërë është vendbanimi neolitik i Runikut (Skenderaj). Pikërisht në Runik
është gjetur një instrument muzikor – Okarina e cila sipas të dhënave arkeologjike
daton rreth 500 p.e.r..
Instrument Muzikor – Okarinë Gjetur në: Runik
daton rreth 5000 para Erës së Re
MONUMENTET HISTORIKE – KULLAT
Kulla e Ahmet Delisë
Ahmet Delija u lind në Prekaz të Epërm më 1850, ndërsa ra heroikisht në Prekaz të Drenicës në shkurt të vitit 1913. Kulla e Ahmet Delisë ka qenë vend-tubim kuvendesh të ndryshme për çështjen kombëtare në të cilat disa herë ka marrë pjesë edhe Hasan Prishtina dhe shumë figura tjera të shquara të kombit. Kulla është ringritur për të mbajtur gjallë kujtimin e këtij atdhetari, të flijimit në mbrojtjen e jetës, nderit e moralit të bashk-kombasve të vet.

Kulla e Tahir Mehës
U lind më 10 tetor 1943 në Prekaz dhe ra dëshmorë më 13 maj 1981. Vjen nga një familje e aktivistëve, e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit. Njihet kulla e familjes së tyre si Kulla e Mehajve, e cila i përkiste të atit të Tahirit, Nebihut. Tahiri i është kundërvënë edhe me forcë sistemit pushtues jugosllav dhe më 13 maj 1981 si rezultat i kësaj kundërvënie, vritet nga forcat policore jugosllave. Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serb. Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare Kaçake të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Pas vrasjes së Azem Bejtes, Emini e ruajti pushkën e Azemit dhe më 1941 ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky t’a nderonte Shqiptarinë në mbrojtjen e Sanxhakut të Kosovës, pjesë kjo historike e Shqipërisë. Pushka e Azem Bejtës në dorën e Nebihut shkëlqeu edhe në luftën e Drenicës, nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës dhe në Luftën e Tahir Mehës.

Kulla e Adem Jasharit
Adem Jashari u lind në Prekaz, më 28 Nëntor 1955. Ishte ndër figurat kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së bashku me vellain, Hamzën, Ademi mori pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari heroikisht ra dëshmorë së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Titullin “Hero i Kosovës” u dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.

Kulla e Ilaz Kodrës
Ilaz Kodra ishte nga fshati Prekaz, komuna e Skenderajt. Ilaz Kodra ka qenë luftëtar dhe koman-dant i Brigadës 114. Ilazi ka qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë. Ra dëshmorë gjatë ofensivës serbe në fshatin Shtuticë.

Kompleksi Memorial Adem Jashari
Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, gjendet në Prekaz, ku përveç shtëpive të shndërruara në muze, gjenden edhe të gjitha varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, i cili ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike dhe kulturore për qytetarët e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miraton ligjin për shpalljen e kompleksit përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçant nacional.
Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje si Shaban, Hamëz e Adem Jashari pandërprerë qëndron Garda e FSK-së, e cila e nderon Komandantin Legjendar dhe mbarë familjen Jasharaj. Për 12 vjet këtë kompleks besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, si dhe miliona vizitorë nga rajoni.

Shtabi i UÇK-së në Likovc
Ushtria Çlirimtare e Kosovës - UÇK filloi aktivitetet e saja ushtarake duke formuar Zonat Komanduese në krye me Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK-së, ku Drejtues Politik u zgjodh Hashim Thaqi dhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm u zgjodh Gjeneral Lejtnant Agim Çeku. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte një vend I vendimeve të rendësishme të një kthese historike ku përveç organizimit ushtarak u bënë edhe takime të rëndësishme me përfaqësuesit e politikës ndërkombëtare. Në kuadër të këtij shtabi u themelua edhe spitali ushtarak i cili dha një kontribut të pazëvendësueshëm në mbështetje të ushtarëve por edhe të popullatës civile. Shtabi i UÇK-së në Likovc ishte një “arterie” e rëndësishme e furnizimit dhe shpërndarjës së armëve. Vlenë të permendet poashtu se në kuadër të këtij shtabi, ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme funksionoi edhe trupa artististike “ Hamëz Jashari” duke e mbajtur gjallë jetën artistike edhe në rrethana lufte. Me rastin e festimit të përvjetorit të dhjetë të Çlirimit, në Likoc të Skenderajt, është bërë përurimi i i ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Renovimi i këtyre lokaleve është bërë falë iniciatives së Komunës së Skenderajt dhe në veçanti Kryetarit të Komunës Z. Sami Lushtaku i cili gjatë luftës ishte komandant i Zonës Operative të Drenicës.
Memoriali i dëshmorëve të kombit në Marinë
Në një pllakë kolosale e cila është e vendosur në këtë kompleks janë të skalitur emrat e 2184 dëshmorëve të luftës së UÇK-së. I shoqëruar me obeliskun e lirisë, ky
kompleks rrezaton kujtimin e përjetshëm deri në përkulje për djemtë dhe vajzat me të mirë të këtij kombi. Kompleksi ka filluar së ndërtuari në vitin 2004.